Grabovci përkujton veprimtarin Xhavit Hoxha

20 nëntor 2019 | 10:52

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Adem Grabovci, ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Xhavit Hoxha, me rastin e 12-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Grabovci ka thënë se është krenar që ka pasur një mik si Xhavit Hoxha.

“Sot bëhen 12 vite që prej se u nda fizikisht nga ne Xhavit Hoxha, ish i burgosur politik, njëri nga veprimtarët më të zellshëm të çështjes sonë kombëtare. Jam krenar që e kisha mik të mirë, bashkëveprimtar në LPK dhe bashkëluftëtar në UÇK për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Do ta ruaj përjetësisht kujtimin dhe respektin për të. Xhavit Hoxha është njëri nga ata që duhet të kujtohet dhe nderohet nga i gjithë kombi ynë”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/ademgrabovci2013/photos/a.634511363260033/2827833887261092/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se mbrëmë ka…