Grabovci: Prehu në paqe, hero!
26 korrik 2018
| 19:26
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, me rastin e vdekjes se veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë se ai ishte dhe mbetet prijës i qëndresës kombëtare.
“Një jetë plotë sfida e sakrifica. Dhe, prapë mbete i pathyeshëm. Sikur ti nuk ka tjetër. Simbol prijës i qëndresës dhe fanatik i idealeve kombëtare. S’ka fjalë që shpreh dhimbjen dhe krenarinë për ty Bac! Prehu në paqe, hero!”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/