Grabovci: Rënia e familjes Jashari na bashkoi rreth idealit për çlirimin e Kosovës
05 mars 2024
| 16:08
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Grabovci, ka përkujtuar komandantin legjendar Adem Jasharin dhe familjen Jashari me rastin e 26-vjetorit të “Epopesë së UÇK”-së.
Ai ka thënë se shëmbëlltyra e familjes Jashari është unikate, jo vetëm për shqiptarët dhe për Kosovën, por për të gjithë ata që e duan lirinë.
“Çdo rënie është e dhimbshme, por rënia e familjes Jashari ka qenë ajo që mbi të gjitha bashkoi popullin e ngriti në këmbë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, rreth idealit të çlirimit e ndërtimit të një Kosove të pavarur dhe sovrane”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.