Grabovci: Secili punëtor do të gëzoj të drejtat e tij me formimin e Gjykatës së Punës
31 janar 2025
| 11:23
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valon Grabovci, ka vizituar kompaninë “Veding”, ku ka shpalosur programin e kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se punëtorët do t’i gëzojnë të drejtat e tyre me formimin e Gjykatës së Punës, e cila është zotim i PDK-së.
“Me punëtorët e kompanisë ‘Veding’ të mikut tonë, Bashkim Dragaj dhe miq në Katunin e Ri shpalosëm programin e Partisë Demokratike të Kosovës ku secili punëtor do të gëzoj të drejtat e tij me formimin e Gjykatës së Punës, me Bedri Hamzën kryeministër bizneset do të trajtohen me dinjitet, Kosova mundet #MaMirë! #PDK131 #BedriHamza1 #ValonGrabovci55”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.