Grabovci u kërkon falje Jakup Krasniqit dhe Flora Brovinës
06 prill 2018
| 20:00
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, i cili ishte protagonist i përgjimeve të publikuara në media, ka folur në emisionin “Frontal” në “T7”, pasi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”.
Ai u ka kërkuar falje Flora Brovinës dhe Jakup Krasniqit, të cilët ishin ndër të përmendurit në incizimet e publikuara.
“Ndjej për obligim që t’u kërkoj falje disa njerëzve me theks të veçantë, Flora Brovinës dhe Jakup Krasniqit. Sinqerisht ju kërkoj falje”, ka thënë Grabovci.
Adem Grabovci beson në pafajësinë e tij dhe thotë se është i gatshëm të bashkëpunoj me arganët e drejtësisë.