Grabovci: Urime Zekë!
Adem Grabovci e ka uruar Xhavit Halitin për zgjedhjen në krye të Degës së PDK-së në Pejë.
Grabovci përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” është zotuar se do të jetë në shërbim të Degës, me qëllim të rritjes dhe dhe fuqizimit të PDK-së.
Në funksion të arritjes së këtij qëllimi, Grabovci ka thënë se e ka tërhequr kandidaturën për kryetar të PDK-së në Pejë.
Postimi i plotë i Grabovcit:
Urime strukturave të zgjedhura të PDK-së, Dega në Pejë.
Urime Zekë (Xh.Haliti), zgjedhja kryetar i Degës!
Me tërë potencialin tim do të jem në shërbim të Degës, me qëllim të rritjes dhe fuqizimit të PDK-së.
Me këtë rast dua njëkohësisht t’i përshëndes dhe falënderoj të gjithë zyrtarët, anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së në Pejë, për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë procesit zgjedhor.
Kam shpreh gatishmërinë time të plotë, që të vëhem në shërbimin tuaj, por mbi interesin tim, si çdoherë, është interesi i përgjithshëm. Besoj se sot të gjithë, pavarësisht emocioneve, pajtohemi se është bërë veprimi më i mirë i mundshëm në drejtim të fuqizimit dhe unifikimit të Degës së PDK-së në Pejë.
Angazhimi dhe kontributi i im për anëtarët e simpatizantët e PDK-së, si dhe të gjithë qytetarët e Pejës, do të jetë edhe më i madh në periudhën në vazhdim.
Urime e suksese!
Dalshim faqebardhë!