Gracka e Kurtit me komedianët rusë, Abdixhiku poston një video duke tundur kokën

26 mars 2025 | 16:38

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi është konfirmuar se kryeministri Albin Kurti ka rënë në grackën e komedianëve rusë, duke besuar se po fliste me Presidentin e Letonisë.

I pari i LDK-së ka postuar një video në profilin e tij në “Facebook”, ndërsa në sfond dëgjohej Kurti duke biseduar me komedianët rusë.

Në video, ai nuk e thotë asnjë fjalë, vetëm e tund kokën në mënyrë ironike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte rënë pre e një…