Gradohen 127 togerë në Policinë e Kosovës

31 dhjetor 2020 | 12:46

Policisë së Kosovës, pas një procesi disa mujor të testimeve dhe trajnimeve të suksesshme, i shtohen njëqind e njëzet e shtatë  (127) togerë, të cilët u graduan sot përmes një ceremonie virtuale, në të cilën morën pjesë menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe vet zyrtarët e graduar.

Ceremonia virtuale është udhëhequr nga u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, (në vijim keni fjalimin). “Jemi mbledhur sot në këtë takim virtual për të shënuar një ndër ditët më të rëndësishme  të karrierës suaj, si dhe rritjes dhe zhvillimit të organizatës sonë.  Duke ditur se sa është e rëndësishme kjo ditë për ju, familjet tuaja dhe për Policinë e Kosovës, do të doja që ky takim  të zhvillohej me një ceremoni ashtu siq ju e meritoni, mirëpo rrethanat e krijuara nga pandemia ‘Covid-19’  dhe qëllimi të ruajtjes së shëndetit, na ka detyruar që kësaj radhe të takohemi në këtë formë”, ka thwnw ai, duke shtuar se ky proces gradimi është thelbësor në zhvillimin e kuadrove të  reja dhe në  avancimin e vazhdueshëm të stafit policorë.

“Ju jeni këtu në përfundim të një procesi të gjatë pas një rrugëtimi sa të vështirë aq edhe emocionues, i përcjellë me shumë sfida dhe mjaft konkurrues, që do të thotë se Policia e Kosovës ka selektuar më të suksesshmit nga radhët e saj. Ky proces gradimi është thelbësor në zhvillimin e kuadrove të  reja dhe në  avancimin e vazhdueshëm të stafit policorë, me qëllim që t’u ipet mundësia që këto aftësi profesionale të shndërrohen në përformancë efektive”, ka deklaruar Mehmeti.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për…