Grafit i ri kundër tre liderëve shtetërorë (Foto)
01 shkurt 2019
| 11:48
Persona të panjohur kanë shkruar fjalë fyese për krerët shtetërorë në objektin e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.
Grafitet u janë dedikuar, presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Në këtë grafit është shkruar ky mbishkrim: “Hashimi o legen”, “Ramushi o terpijan”, “Kadria o fullirant”, “Rrnoftë Vetëvendosja!”.