Grafite me mbishkrime serbe dhe ruse shfaqën në shtëpitë e shqiptarëve në veri
31 janar 2024
| 16:41
Grafite me mbishkrime nacionaliste serbe dhe ruse janë shkruar në shtëpitë e shqiptarëve në veri të Kosovës.
Me këtë rast, ka reaguar ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Karsniqi, i cili ka thënë se strukturat kriminale në veri të vendit nuk janë të interesuara për normalitet.
Sipas tij, këto grafite dëshmojnë mendësinë e strukturave kriminale.
“Strukturat kriminale nuk janë të interesuara për normaliteti. Ato janë të frymëzuara nga mungesa e vullnetit të Serbisë për normalizim. Grafitët me simbole nacionaliste serbe dhe fashiste ruse në shtëpitë e sapondërtuara të shqiptarëve dëshmojnë mendësinë e këtyre strukturave kriminale”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.