Graham Phillips, gazetari që bën fushatë kundër Kosovës (VIDEO)
09 mars 2019
| 22:35
Lëviz lirshëm nëpër Prishtinë dhe derisa e bën një gjë të tillë Graham Phillips i jep vetes liri ta quajë UÇK-në, organizatë terroriste.
Krejt këto fyerje vijnë nga britaniku i cili thotë se i vjen turp pse i takon këtij kombi për shkakun se vendi i tij ndihmoi UÇK-në dhe pavarësimin e Kosovës.
Phillips ka prodhuar të paktën 10 materiale kundër shtetit të ri të cilat i hedh në “YouTube”.
Të gjitha i realizon para lapidarëve të UÇK-së dhe simboleve e vendeve të tjera që identifikojnë luftën, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Një të tillë e realizoi te bulevardi “Bill Clinton”.
Këtu Phillips i pyet qytetarët se pse e pëlqejnë Bill Clintonin të cilin ai e quan kriminel e i cili sipas tij vrau mijëra serbë të pafajshëm./KlanKosova