Grainca e LV-së paditë gazetarin Mehmetaj, ky i fundit i përgjigjet: Eja në debat, aty flasim

14 mars 2025 | 14:10

Kandidatja për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, Adelina Grainca, e ka paditur për shpifje gazetarin Lirim Mehmetaj. Ky i fundit ka reaguar, duke treguar se cili është qëllimi i padisë së Granicës dhe padive tjera që njerëzit e pushtetit ia kanë bërë në gjykata.

Mehmetaj ka mohuar se ka shpifur për deputeten në fjalë.

Gazetari Mehmetaj e ka ftuar në debat televiziv Graincën, e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit e ka fituar edhe një mandat.

“Ti përfaqëson veç vetën dhe biznesin tënd familjar, interesat e të cilit i ke primare edhe në politikë. Betejat për shpifje janë edhe publike, përveçse gjyqësore. Eja në debat me mua. Aty të flasim. Fitoje betejën në publik se atij i detyrohesh. Por, nuk vjen. Nuk guxon. Asnjë prej jush nuk guxoni. E vërteta iu frikëson”, ka shkruar Mehmetaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Bahri Cani ka postuar një fotografi të gazetës “Danas”,…