Graishta për Avni Lubovcin: I vrarë për së gjallë nga armiku, i pavlerësuar nga ne
08 qershor 2024
| 15:38
Koloneli i Policisë së Kosovës, Lumni Graishta ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook”, një fotografi me Avni Lubovcin, kryetarin e shoqatës së të plagosurve civil nga minat.
Koloneli Graishta ka shkruar se Avniu është vrarë për së gjalli padrejtësisht nga armiku, ndërsa fatkeqësisht është i pavlerësuar nga shumë prej nesh.
“Avni Lubovci, kryetar i shoqatës së të plagosurve civil nga minat, djalë i ri, i kthjellët, energjik e me dashni pa fund për vendin. Padrejtësisht i vrarë për së gjallë nga armiku, fatkeqësisht i pavlerësuar nga shumë prej nesh”, ka shkruar Koloneli i Policisë, Lumni Graishta.