
Gramoz Vokrri e Agim Ademi shtrëngojnë duart (Foto)
09 qershor 2020
| 18:07
Djali i Fadil Vokrrit, Gramoz Vokrri dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i kanë shtrënguar duar të martën në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbulimin e bucetës fituese të shtatores së legjendës, Fadil Vokrri.
Siç dihet kohë më parë Gramoz Vokrri dhe kryetari i FFK-së kanë pasur mosmarrëveshje, me çka ka rezultuar edhe largimi i djalit të Fadil Vokrrit nga Federata e Futbollit.
(V.Z / Epoka e re)