Gramoz Vokrri reagon pas eliminimit nga gara për kryetar të FFK-së
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së në kuvendin zgjedhor të 6 prillit. Sipas FFK-së, Gramoz Vokrrit i është refuzuar aplikimi për kandidim, pasi ka gjetur parregullsi te nënshkrimet e delegatëve që i ka mbledhur ai.
Vokrri ka reaguar duke thënë se kjo tregon se qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurrencën dhe frymën demokratike të këtij procesi.
“Komisioni fantom i ‘pavarur’ brenda FFK-së vendos të refuzoj nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë çdo afati dhe normë statutare. Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurrencën dhe frymën demokratike të këtij procesi. Në arsyetimin e FFK-së kontestohen nënshkrimet e Kikës, Ulpianës dhe Prishtinës. Të bashkangjitura keni faktet që dëshmojnë të kundërtën. Këto nënshkrime kanë emra, mbiemra dhe vendime nga klubet e tyre”, ka shkruar Vokrri në profilin e vet në “Facebook”.