Granada ‘blindon’ Uzunin
Granada dhe Myrto Uzuni arrijnë marrëveshjen për rinovimin e kontratës.
Sulmuesi i kombëtares do të jetë pjesë e spanjollëve për të paktën edhe katër vite të tjera, deri në 2026-tën. I afruar tek Granada në muajin janar, Uzuni është shndërruar në këtë sezon në yllin e skuadrës falë tetë golave të realizuar në 12 ndeshje të La Liga 2.
27-vjeçari është kryesuesi më i mirë në La Liga 2 duke u shndërruar në udhëheqësin e Granadës dhe shpresën më të madhe të drejtuesve të klubit për t’u rikthyer menjëherë në elitë. Ndaj, Uzuni do të vijojë të jetë pjesë e projektit dhe drejtuesit e kanë përkthyer besimin në një kontratë të re, të përmirësuar në çdo aspekt.
Aktualisht, Granada mban vendin e pestë në kampionat me 20 pikë, tre pikë larg vendit të parë. Megjithatë, nëse Uzuni ruan vazhdimësinë përgjatë sezonit, atëherë nuk do të jetë e largët dita kur suksesi dhe kreu t’i përkasë atyre.