Granada i jep leksion Barcelonës
21 shtator 2019
| 23:00
Barcelona mori një leksion të mirë nga skuadra e Granadës, pasi sonte pësoi humbje 2-0.
Pak kush e kishte pritur një fitore të skuadrës vendase, por angazhimi i lojtarëve të drejtuar nga Diego Martinez e arriti një gjë të tillë.
Golat për vendasit i shënuan Ramon Azeez (2’) dhe Alvaro Vadillo (66’) nga penalltia. Për Barcelonën në pjesën e dytë luajti edhe Leo Messi, por ai nuk arriti të ndihmojë skuadrën nga “Camp Nou” t’i shpëtojë humbjes.
/Epoka e re/