Granata, dhuratë për ditëlindje, vret zyrtarin e lartë ukrainas
07 nëntor 2023
| 23:01
Ndihmësi kryesor i kreut të forcave të armatosura të Ukrainës humbi jetën aksidentalisht pasi mori një granatë dhuratë me rastin e ditëlindjes.
39-vjeçari Hennadiy Chastyakov u kthye në shtëpi së bashku me dhuratën që kishte marrë nga kolegët dhe kur e hapi atë pa që ishte një granatë.
Djali i tij i vogël shkoi të luante me të, dhe kur majori u përpoq t’ia merrte nga duart, aksidentalisht unaza e mjetit shpërthyes u hoq duke e aktivizuar atë.
Si pasojë e shpërthimit zyrtari i lartë ushtarak humbi jetën menjëherë në vendngjarje, teksa djali i tij i mitur mbeti i plagosur rëndë.
Autoritetet ukrainase deklaruan se bëhej fjalë për një ngjarje tërësisht aksidentale, megjithatë kërkuan që të pritet rezultati përfundimtar i hetimeve.