Granata e Luftës së Parë Botërore gjendet në ngarkesën me patate
05 shkurt 2019
| 11:12
Një granatë dore gjermane e Luftës së Parë Botërore është gjetur në një ngarkesë me patate të transportuara nga Franca në një fabrikë në Hong Kong.
Pajisja shpërthyese, e cila ishte tetë centimetra e gjerë, ishte “në një gjendje të paqëndrueshme” për shkak se i ishte hequr siguresa, por nuk kishte arritur të shpërthente.
Ajo u zbulua në fabrikën e përpunimit të çajit Calbee në rrethin lindor Sai Kung, mëngjesin e së shtunës.