GRANDOMANËT

10 gusht 2021 | 19:21

Agim Vinca

Në sallën luksoze
të Grand Hotelit
kthejnë çdo ditë.
Në mëngjes,
në mbrëmje,
në mesditë.
Pinë kafe. Duhan. Uiski.
Nga honoraret.
Në tryezat e rrumbullakëta
në formë sofre
Bisedojnë për artin, letërsinë
Me oreks poetik.
Bodlerin e hanë për drekë.
Rembonë për darkë.
Migjeni s’u del as për meze.
Në sallën luksoze
të Grand Hotelit
i takon çdo ditë.
Narcisë pa fytyra
Argusë pa sy
me shikim të vëngërt.

Në sallat luksoze të Grand Hotelit.

1987

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi tashmë është në Paris dhe njoftimi zyrtar nga…