Granit dhe Taulant Xhaka surprizojnë babain me letra emocionuese, ai mezi i mbanë lotët

07 shkurt 2025 | 18:18

Ragip Xhaka, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka qenë i ftuar në emisionin Canapé, të cilin e moderoi Syzana Hajradini. Gjatë bisedës, ai ka folur për kandidaturën e tij, angazhimin politik dhe rrugëtimin e tij me PDK-në. Por krahas politikës, një pjesë e madhe e intervistës iu kushtua familjes së tij, djemve të tij të suksesshëm, Taulant dhe Granit Xhakës, bashkëshortes së tij dhe përjetimit të veçantë të të qenurit gjysh.

Në një moment të papritur dhe shumë emocional, Ragip Xhaka u surprizua me dy letra nga djemtë e tij, Graniti dhe Taulanti. Në këto letra, ata i shprehnin dashurinë dhe krenarinë që ndiejnë për babanë e tyre, duke e përgëzuar për vlerat dhe sakrificat që ka bërë për familjen.

Ky gjest e preku thellë Ragip Xhakën, i cili mezi mbajti lotët. Në mes emocionesh, ai foli për përkushtimin e tij si prind dhe se sa krenar është për arritjet e djemve të tij, jo vetëm në futboll, por edhe si njerëz me vlera të mëdha. Ai ndau gjithashtu momente të veçanta nga jeta e tyre familjare, duke vlerësuar edhe mbështetjen e madhe të bashkëshortes së tij, e cila ka pasur një rol kyç në edukimin dhe suksesin e tyre. Gjithashtu, ai rrëfeu se të qenurit gjysh është një nga ndjesitë më të bukura që ka përjetuar, duke treguar se dashuria për nipërit dhe mbesat është e pakrahasueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri Ahmet Isufi dhe qeveritë e kaluara trajtuan sindikatat dhe…