Granit Rushiti shpallet aktori më i mirë në Suedi për rolin në filmin “I am Zlatan”

24 janar 2023 | 20:00

Aktori shqiptar, Granit Rushiti ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm për rolin në filmin “I am Zlatan”.

Rashiti ka fituar çmimin “Brumbulli i Artë” për ‘aktorin më të mirë’ në ceremoninë “Guldbaggen” të organizuar nga Instituti Suedez i Filmit.

“Unë jam Zlatan” është film që portretizon rrugëtimin në botën e futbollit të futbollistit nga Suedia, Zlatan Ibrahimoviq.

Aktori i ri çmimin ia dedikoi nënës së tij, duke thënë se ishte ajo që e mbështeti çdo herë.

“Kur më thirrën emrin, humba. Nuk e kuptoja. Është çmenduri, nuk mund ta imagjinoja”, ka thënë Rushiti pasi mori çmimin.

“I am Zlatan” u bë filmi suedez më i ndjekur në kinema në vitin 2022 me më shumë se 200,000 shikues.

Ky ishte çmimi i parë për të riun nga Mitrovica, për të cilin ky rol ishte gjithashtu përvoja e parë në industrinë e filmit.

22-vjeçari shkoi në Malmo gjatë adoleshencës, ndryshe nga ylli i futbollit, Zlatan, duhej të braktiste ëndrrat e tij për t’u bërë futbollist dhe tani po korr suksese në botë e filmit./Telegrafi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë konfirmoi…