Granit Shala i Nismës betohet si asambleist i Nismës në komunën e Prishtinës
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Granit Shala, është betuar sot si asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Ai në seancën e parë është zotuar se do të jetë zëri i arsyes së qytetarëve, si dhe do jetë afër të gjithë atyre që ballafaqohen çdo ditë me sfida të ndryshme në qytetin tonë të dashur, Prishtinë. Nisma kishte një ulëse në Kuvendin Komunal, të cilin deri më tani e kishte mbajtur Baton Dushi.
Postimi i plotë i Shalës:
Si asambleisti më i votuar nga radhët e subjektit politik NISMA Socialdemokrate në Prishtinë, sot u betova para të pranishmëve. Unë do jem zëri i arsyes së qytetarëve, do jem afër të gjithë atyre që ballafaqohen çdo ditë me sfida të ndryshme në qytetin tonë të dashur, Prishtinë.
Zotohem që nga sot unë do të ngrisë çdo shqetësim tuajin, e që së bashku me kolegë dhe bashkëpunëtor do tentojmë që Prishtinës t’ia kthejmë shpresën! #BashkëpërKryeqytetin #NISMASocialdemokrate G.Sh