Granit Xhaka: Bazeli me mori falë Taulantit dhe babait tim
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka padyshim që është një nga lojtarët më të talentuar me origjinë shqiptare.
Këtë e tregon edhe karriera e tij, ku tani është kthyer në një pikë kyçe për skuadrën e Arsenalit. Ndërsa flet për karrierën e tij ai shprehet se te skuadra e Bazelit ka shkuar falë vëllait të tij Taulantit dhe babait të tij.
“Taulanti është më i talentuar se unë. Karakteristika ime kryesore është se jam punëtor i madh. Nëse duhet bërë diçka nuk e lë për nesër, por e bëj sot dhe nesër. Unë jam pranuar në Bazel falë vëllait dhe babit tim. Ata donin që të merrnin vetëm atë, por babai u tha: ‘O të dy, o asnjërin’. Ata u detyruan të më merrnin dhe mua. “Duke qenë se isha gjithmonë ai që konsiderohesha me më pak talent, nuk e mendoja asnjëherë se do të bëhesha profesionist. Një ëndërr e kthyer në realitet. Gjë e mirë që ia dolëm të dy”, ka thënë Granit Xhaka.