Granit Xhaka bëhet baba për herë të parë
07 tetor 2019
| 13:11
Futbollisti i njohur shqiptar është bërë baba për herë të parë. Leonita, bashkëshortja e Granit Xhakës ka sjellë sot në jetë vogëlushen e tyre. “Mirëserdhe princesha jonë e vogël. Mami dhe babi të duan shumë”, ka shkruar Graniti në llogarinë e vet në “Instagram”.
Në fotografinë e publikuar duket dora e çiftit së bashku me atë të vogëlushes së porsalindur. Por Graniti nuk e ka zbuluar se si do e quajnë vajzën.
https://www.instagram.com/p/B3T-MebHXY2/?utm_source=ig_web_copy_link