Granit Xhaka dhe Murat Yakin analizojnë futbollistët para ndeshjes me Italinë
Kombëtarja e Zvicrës nesër (e shtunë) do të luajë ndeshjen ndaj Italisë, e vlefshme për fazën eliminim/direkt në Euro 2024.
Gazeta e njohur gjermane “Blick” ka publikuar disa imazhe, ku shihen futbollistët e “Helvetikëve” në stërvitje, shkruan Indeksonline.
Por, në stërvitje “mungon” mesfushori Granit Xhaka. Në fakt lojtari shqiptar ishte duke qëndruar afër Murat Yakinit, trajnerit të Zvicrës.
Xhaka është duke përfunduar kursin për trajner dhe ndoshta, Yakin mund ta përdorë mesfushorin e Leverkusenit edhe si asistent-trajner dhe si futbollist.
Kujtojmë që Granit Xhaka është “truri” i Zvicrës dhe të gjithë mbështetën në lojtarin nga Podujeva e Kosovës.
Ndeshja nesër zhvillohet nga ora 18:00 dhe Zvicra në njëfar mënyre shihet si favorit për ta kaluar kampionin aktual të Europës, Italinë.