Granit Xhaka firmos kontratën e jetës
16 janar 2018
| 20:11
“Sot, jo vetëm që kemi 3 vite të mrekullueshëm bashkë… Sot ajo u bë Zonja Xhaka”, ky është statusi i Granit Xhakës në “Instagram” teksa ka ndarë me fansat foto nga momenti i firmosjes së kontratës më të rëndësishme të jetës, atë të martesës.
E ndërsa ceremonia e martesës është zhvilluar në verën që lamë pas, duket se celebrimin ata e kanë lënë në të njëjtën ditë edhe me përvjetorin e tyre të tretë.
Pak ditë më parë, vëllai i tij i madh, Taulant Xhaka zyrtarizoi fejesën, ndërsa sot futbollisti shqiptar që luan për kombëtaren zvicerane, Graniti ka publikuar fotot e një prej momenteve më të rëndësishme të jetës, momentin kur ka hedhur firmën mbi kontratën e martesës së bashku me bashkëshortetn e tij, Leonita.