Granit Xhaka i 16-ti në renditjen e “Topit të Artë”
28 tetor 2024
| 19:19
Sot shpallet fituesi i “Topit të Artë”. Ceremonia mbahet në Paris.
“Topi i Artë” i jepet futbollistit më të mirë në botë dhe ndahet nga revista franceze “France Football”.
Në listën e të nominuarve për “Topin e Artë” të sivjetëm ishte edhe Granit Xhaka.
Futbollisti me prejardhje shqiptare u rendit i 16-ti në këtë listë, duke lënë prapa emra të mëdhenj të futbollit botëror.
Në pozitën e 17-të dhe të 18-të janë Federico Valverde dhe Emiliano Martinez, respektivisht.
Xhaka me Leverkusenin sezonin e kaluar, kaloi nëpër formë formë jetësore, duke triumfuar e dominuar në Gjermani.
Graniti fitoi Bundesligan, si dhe Kupën e Gjermanisë, mirëpo me Leverkusenin u mposhtën në finalen e Ligës së Europës.