![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/7194A42B-48B7-45AA-8A5C-3090880BC37B.png)
Granit Xhaka i del në mbrojtje Big Mamës pasi e akuzuan se shau serbisht
25 dhjetor 2021
| 14:16
Big Mama u largua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big Brother VIP.
Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia e Veriut debatoi ashpër me Antonelën pasi kjo e fundit i tha se e ka sharë në gjuhën serbe.
Big Mama shpërtheu në ofendime pasi nuk kishte folur serbisht e për këtë arsye vendosi të largohej vet nga shtëpia. Sherri i ndodhur mbrëmjen e djeshme u bë menjëherë viral, ndërsa nuk ka munguar mbështetja për këngetaren.
Një prej tyre është edhe Granit Xhaka, mesfushorit i Arsenalit. Siç duket Xhaka është një ndjekës i Big Brother dhe ka shkruar:
“Respekte Big Mama” në foton e postuar.