Granit Xhaka, lojtari i dytë që ka vrapuar më së shumti në Euro 2024
07 korrik 2024
| 21:59
Zvicra është eliminuar në çerekfinale të “Euro 2024”, por kapiteni i saj, Granit Xhaka është ndër lojtarët që ka vrapuar më së shumti deri më tani në këtë turne.
Në fakt, Xhaka është ndër tre lojtarët me më së shumti kilometra në Evropianin “Gjermania 2024”. Ai renditet i dyti në këtë listë me gjithsej 62 kilometra të vrapuara në pesë ndeshje sa Zvicra i luajti në “Euro 2024”.
Në vendin e parë, është mesfushori i Anglisë, Declan Rice me 63.9 kilometra kurse i treti renditet Joshua Kimmich me 61 kilometra të vrapuara.
Xhaka e Kimmich tashmë janë eliminuar nga Evropiani kurse Rice me Anglinë ka avancuar në gjysmëfinale ku do të përballet me Holandën.