Granit Xhaka në ekipin e vitit në Gjermani
Mesfushori Granit Xhaka ka bërë një rikthim sensacional në Bundesligë. Pasi kishte shkëlqyer me Borussia Monchengladbachun vite më parë, ylli kosovar e bëri të njëjtën gjë edhe në këtë edicion me Bayer Leverkusen, duke u shpallur kampion i Bundesligës.
Faqja e specializuar për transfere dhe vlerësime të lojtarëve, “Transfermarkt” e ka përfshirë Granit Xhakën në ekipin ideal të sezonit në Bundesligë. Kampioni i freskët gjerman vlerësohet 20 milionë euro, ndërsa e gjen veten përpara mbrojtjes ideale. 31-vjeçari i ka zhvilluar 33 ndeshje në Bundesligë, me ç’rast i ka shënuar tre gola. Gjithashtu, Xhaka ka mundësi ta fitojë edhe Ligën e Evropës, ku në finale do të përballet me Atalantën. Aty, futbollisti luftarak i ka zhvilluar 10 ndeshje dhe i ka dhuruar dy asistime.