Granit Xhaka nominohet për ta fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Zvicër

14 janar 2024 | 14:38

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, i cili po shkëlqen këtë sezon me Bayer Leverkusenin, Granit Xhaka, është nominuar për çmimin “Lojtari zviceran i Vitit” për vitin 2023.

Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) dhe Liga Zvicerane e Futbollit (SFL) do të shpallin çmimet e tyre vjetore për 2023 të hënën, më 15 janar.

Xhaka është edhe kapiten i Kombëtares zvicerane, i cili i ka çuar në kualifikim për në “Euro 2024”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skicë Shkruan: Ismail Syla Ai që zbret nga vendi i…