Granit Xhaka pyetet për ndeshjen kundër Serbisë, ja çfarë deklaron
23 nëntor 2022
| 23:09
Kapiteni shqiptar i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka folur me rezerva kur është pyetur për ndeshjen që dk të zhvillohet kundër Serbisë.
Në një konferencë për media, Xhaka ka thënë se interesimi i helvetikëve është brenda fushës e jo jashtë saj.
“Nuk na intereson rezultati. Bëhet fjalë për futbollin, duhet të kujdesemi për veten. Të dyja përfaqësueset duam fitore. Kjo është më e rëndësishmja. Ne jemi këtu për të luajtur futboll, kjo është gjëja më e rëndësishme”, theksoi Xhaka.
Ndeshjen e parë në kuadër të kampionatit botëror Zvicra e zhvillon të enjten (nesër) derisa në ndeshjen e radhës ndeshet me Brazilin teksa me Serbinë pritet të ballafaqohet në raundin e 3-të.