Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Zvicër-Gjermani
24 qershor 2024
| 00:01
Shqiptari nga Kosova që mbron ngjyrat e Zvicrës, Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë në ndeshjen Zvicër-Gjermani. Granit Xhaka, në fundin e ndeshjes mori çmimin e më të mirit. Kjo ishte hera e dytë që Xhaka fiton këtë çmim në tri ndeshjet e para të Euro 2024. Mesfushori më i miri në Evropë, Granit Xhaka, në minutat e fundit ka lëshuar një perlë në drejtim të portës gjermane por falë mbrojtjes brilante të Manuel Neuerit, topi nuk është futur një rrjetë. Gjermania ka barazuar ndeshjen në minutat shtesë, duke përfunduar ndeshjen 1-1 me Zvicrën.