Granit Xhaka zyrtarisht kapiten i Zvicrës
Granit Xhaka është zyrtarisht në të gjitha efektet kapiteni i ri i përfaqësueses zvicerane. Mesfushori me orgjinë shqiptare i cili luan për Arsenalin në Premier League, është graduar si kapiteni i ri i Zvicrës pas tërheqjes nga kombëtarja të veteranit Stephan Lichtsteiner. Xhaka e ka mbajtur edhe më parë shiritin në ndeshjet që nuk ishte në formacion ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Arsenalit pasi ishte zëvendës kapiten, por tashmë shiriti i përket vetëm 27-vjeçarit nga Kosova. Ndërkohë, rreth kësaj lëvizje është shprehur edhe vetë futbollisti me origjinë shqiptare, i cili shprehet se kjo ishte një ëndërr e madhe e cila tashmë është bërë realitet.
“Jam jashtëzakonisht krenar që mund të luaj për vendin tim. Sidmos si kapiten, kjo është një ëndërr e madhe që bëhet realitet për mua. Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj si tifozë. Do t’ju japim kënaqësi të madhe në këto takime dhe në të ardhmen”, u shpreh Xhaka.
Granit Xhaka me përfaqësueses A të Zvicrës numëron në total 82 paraqitje dhe 12 gola të realizuar.