Grantet: Faton Peci nxjerr një listë për opozitën, shifra 1.8 milion euro – Sa është shuma e tij që dha?

18 nëntor 2024 | 21:18

Ministri Faton Peci prapë ka shkruar në Facebook pas skandalit të radhës që iu bë publike për grantet.

Ai në postimin e tij ka publikuar emrat e personave që janë nga partitë opozitare e që kanë përfituar grante, e që arrin vlerën rreth 1.8 milionshe.

Ai këta emra i publikoi që janë vetëm nga opozita, pa i treguar edhe të partisë së tij.

Postimi i plotë:

Ja disa nga emrat e anëtarëve të partive politike, me mandat politik dhe funksione partiake si përfitues të skemës së granteve gjatë mandatit tonë.

Vazhdojmë të mos e kuptojmë zhurmën andaj një pyetje për zhurmuesit: Ku qëndron shkelja e pretenduar që thoni se ne po e diskriminojmë dikë për shkak të bindjeve politike e në këtë rast, i afërt me akterë të Vetvendosjes?
Pse dikush duhet të privojë të afërmit e akterëve të VV-së të përfitojë? Me cilin rregull? Bazuar në cilin ligj?!

Përkundër dëshirës sime që të mos merrem me emra të përvetshëm, më duhet t’i demaskoj të gjithë zhurmuesit me vetë faktin se në qeverisjen tonë angazhimi politik nuk përbën pengesë në realizimin e së drejtës për aplikim dhe përfitim, duke mos e diskriminuar askënd mirëpo duke e trajtuar secilin në mënyrë meritore dhe të barabartë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar pamje nga…