Grapci paralajmëron spektakël në finalen e Superkupës
23 shtator 2019
| 14:20
Kapiteni i Rahovecit, Rron Grapci pret një ndeshje të bukur nesër në mbrëmje kur përballen Prishtina dhe Rahoveci në finalen e Superkupës.
“Ne jemi përgatitur për të dhënë maksimumin në fushë. Shpresoj se do të jetë një spektakël për tifozët. Përparësia për ne është se do të kemi ndihmën e tifozëve, derisa mendoj se, Prishtina nuk është e fortë si e vitin e kaluar. Sidoqoftë, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për të dy palët dhe besoj që do të zhvillohet një ndeshje dramatike dhe skuadra që e meriton të fitoj në fund”, ka thënë Grapci për faqen e FBK-së.
/Epoka e re/