Gratë deputete bëjnë homazhe te busti i Albrightit

24 mars 2022 | 10:44

Dje ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Sot Grupi i Grave Deputete dhe drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg, kanë bërë homazhe te busti i ish-sekretares Amerikane të Shtetit, Madaleine Albright.

Ato u shprehen falënderues për veprën e ish-sekretares Albright dhe ndikimin që pati në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka thënë se nderimi që po i bëhet asaj sot, është shenjë se do të jetë në mendjet dhe zemrat e popullit të Kosovës, raporton EO.

Ndërkaq drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg, ka thënë se vdekja e ish-sekretares Albrigt e ka prekur shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Interit, Alessandro Bastoni ka folur para ndeshjes që…