Gratë e Krushës marrin mbështetje nga Klubi i grave ndërkombëtare
Një shoqatë ndërkombëtare që rreth vetes përbën vetëm gra, kanë qëndruar të hënën në Krushë të Madhe të Rahovecit ku kanë vizituar gratë e Krushës. Ky delegacion i International Women Club (Klubi i Grave Ndërkombëtare) kanë vizituar kompaninë “Gratë e Krushës” që udhëhiqet nga Fahrije Hoti nga ky fshat. Kompania “Gratë e Krushës” është themeluar pas luftës në Kosovë ku merret me përpunimin e specave që kultivohen me të madhe në Krushë. Prodhimet e tyre nga specat plasohen në treg të Kosovës por edhe jashtë saj. Krusha e Madhe është një fshat i komunës së Rahovecit ku shumica e meshkujve të rritur të këtij fshati ishin vrarë në marsin e vitit 1999 nga forcat paramilitare serbe. Fshati pati mbetur vetëm në gra dhe fëmijë dhe profesioni kryesor i tyre është bujqësia.