Gratë kërkojnë që 9 Maji të largohet nga lista e festave zyrtare
09 maj 2018
| 12:17
Nëpërmjet një aksioni simbolik “Gratë Lidershipe të Vitit 2017” të dala nga NDI-ja dhe USAID-i, në kuadër të Javës së Gruas /Akademia e Grave për Lidership, kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës t’i dinë arsyet pse Dita e Evropës duhet të jetë festë zyrtare në vendin tonë.
Diellëza Rama, ka thënë se shteti i Kosovës ka shumë punë për të bërë dhe se nuk ka kohë për pushim të tilla.
Ajo ka theksuar se nuk ka arsye që 9 Maji të jetë festë zyrtare.