Besiana Mehmedi me “Gratë në kulturë” mbajtën manifestimin qëndror për 8 mars në Gjakovë

09 mars 2025 | 21:54

Gjakova në këtë 8 mars ishte epiqendër e grave me ndikim në kulturë rë cilat kanë folur pët sfidat dhe rrugëtimin ndër dekada dhe kanë përçuar mesazhe të rëndësishme jo vetëm përmes rrëfimeve personale por dhe përmes poezive dhe këngëve shqipe! Menifestimi u realizua nga Besiana Mehmedi, e cila tre vite radhazi e kishte realizuar me shumë sukses në Mqqedoninë e Veriut, por manifestimi i sivjetëm pati jehonë edhe më të madhe! Të pranishmet- personalitete të shquara e nderuan dje Gjakovën, si Shpresa Gashi e cila përshëndeti të pranishmit me këngën “Marshalla bukurisë sate” si dedikim për bukurinë fizike e shpirtërore të të gjitha grave, nënave e vajzave që kishin mbushur Foajenë e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë!

Në rolin e moderatores dhe organizatores Besiana Mehmedi ftoi zonjat e mëdha: Ajmone Dhomi- një grua shembullore e cila i ka dhënë shumë pedagogjisë muzikore! Ajmone Dhomi u shpreh e lumtur që opera e parë kosovare “Goca e Kaçanikut” lindi pikërisht në Gjakovë më 1971!

Më pas primabalerina apo flurura e skenës, Sabrije Spahiu foli për baletin, sfidat e zhvillimit në këtë profesion dhe rëndësinë e mbështetjes nga familja! Aktorja Igballe Qena kujtoi nga lidhja e saj specifike me teatrin, skenën, filmin dhe interpretoi një poezi të fuqishme “Grua” që u duartrokit fuqishëm nga të pranishmet. Ajo potencoi se roli i gruas sot, dje e nesër do të jetë i pazëvendësueshëm sepse gratë janë arkitekte të shoqërisë andaj poezia e saj u përmbyll me fjalët “Grua qofsh e uruar, bekuar e lëvduar”.

Në nderim të bashkëshortit, regjisorit të madh por dhe këngëtarit Muharrem Qena, u interpretua kënga “Vendi im” që i ka dhënë identitet z.Qena! Këtë këngë e interpretoi mrekullueshëm soprano e njohur, primadona e Operës së Shqipërisë, “Mjeshtre e madhe” Marjana Leka! Këtii manifestimi i dha vlerë të jashtëzakonshme Flora Brovina e cila jo vetëm me fjalimin e saj por dhe me poezitë nga krijimtaria e bujshme përçoi mesazhin e bashkimit, unifikimit që sjellin forcën e gruas, e domosdoshme dikur dhe sot për një shoqëri të shëndoshë! Meqenëse Flora Brovina ka disa çmime presidenciale por dhe ndërkombëtare, disa prej të cilave mbajnë titullin “Nënë Tereza”, Besiana Mehmedi interpretoi këngën për Nënë Terezën, duke kujtuar lidhjen e saj me Gjakovën, pikërisht nëna e saj ishte nga fshati Novosellë, ku u ngrit busti i parë më 1989!

Në vazhdën e këtyre kujtimeve e emocioneve vazhdoi fjalimin Violeta Hoxha, piktore nga Gjakova, themeluese e Atelesë “Viki”!
Në manifestim ishte e pranishme kompozitorja e hitit të madh “E kujtoj atë takim”! Ajo si pionere e kompozimiz foli për kohën e artë të muzikës, sfidat e profesionit përmes të cilit u shpall fituese e 5 okarinave të arta në “Akordet e Kosovës” duke kaluar në ikonë të vërtetë! Për nderë të saj gratë e korit “Besa” nga Gjakova interpretuan  “Eja eja e bardha verë”!

Për të madhështuar këtë eveniment u interpretua “Valsi i lumturisë” nga kompozitori gjakovar Avni Mula në duat Besiana Mehmedi& Marjana Leka, shoqëruar në piano mrekullisht nga profesoresha Rudina Ciko! Kjo këngë ngriti salllën në këmbë dhe në këtë atmosferë bashkë me gratë pjesëmarrëse u këndua kënga e njohur “Mëmë emër i dashur” duke lartësuar figurën e gruas dhe nënës!
Në fund të manifestimit drejtoresha Eranda Kumnova shpërndau 60 trëndafila për spaktatorët kurse Besiana Mehmedi pjesëmarrësve në program u dhuroi nga një varëse- punim dore që simbolizon mbijetesën e grave të dhunuara në luftën e fundit në Kosovë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Serbisë vazhdimisht e ka luftuar drejtuesin politik të…