Gratë të jashtëzakonshme edhe në biznes – Panairi i zhvilluar për to në Prishtinë, i organizuar nga Unioni i Bizneseve dhe CDF

27 shtator 2024 | 13:00

Pos në fusha të tjera, gratë kosovare nuk duket që mbeten shumë prapa as në fushën e biznesit.

Në një panair që po mbahet në Prishtinë, e që do të zgjasë jo më pak se 11 ditë, gra nga Kosova pjesëmarrëse në këtë panair të organizuar nga Unioni i Bizneseve, bashkë me organizatën CDF.

E për panairin në fjalë, mënyrën e realizimit, çka do të përmbajë e cili është qëllimi kryesor, për lajmi.net ka folur edhe kryetari i kësaj shoqate për degën në Kosovë, Shkelzen Jusaj.

Jusaj shprehet se panaire të tilla do të mbahen sërish në vazhdimësi, duke e përfolur haptazi përkrahjen e vazhdueshme që gratë në biznes do të marrin nga shoqata.

“Do të organizojmë edhe panaire tjera, takime, tubime edhe me bizneset që i kemi në diasporë dhe sigurisht që do të realizojmë grumbullimin dhe eksportin e produkteve të tyre, duke e pas parasysh që do të plotësohen standardet për tregun evropian“, tha ai ndër të tjera.

Video bashkangjitur për më shumë detaje:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski po shkëlqen në kwtw edicion ku ka shënuar…