Grave në Saudi u lejohet të hapin biznese

19 shkurt 2018 | 16:29

Gratë në Arabinë Saudite tani mund të hapin bizneset e tyre pa autorizimin e një të afërmi të tyre kujdestar duke hedhur një hap tjetër drejt lirisë nga mbrojtja e burrave, sipas një raportimi të televizionit arab” Al Arabiya”.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Biznesit dhe Investimeve në Arabinë Saudite, gratë tani mund të fillojnë biznesin e tyre dhe marrin përfitimet e shërbimeve qeveritare pa miratimin e një kujdestari.

Sipas sistemit aktual në fuqi, për çdo procedurë burokratike, udhëtim apo regjistrim në arsim, kurse ose mësime, grave iu kërkohej të paraqisnin një dëshmi miratimi, përgjithësisht nga babai, bashkëshorti apo vëllai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të…