Grealish te City, vendoset rekord i ri në Premier Ligë

06 gusht 2021 | 08:22

Manchester City ka zyrtarizuar goditjen e madhe.

Jack Grealish është transferimi më i shtrenjtë në Premier League, pasi kampionët e Premier League kanë paguar 100 milionë sterlina te Aston Villa.

Mesfushori ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027, ndërkohë që pasdite kishte kaluar vizitat mjekësore.

City me shumë mundësi nuk do të ndalet me kaq, pasi në shënjestër ka edhe Harry Kane të Tottenham. Transferimi i tij pritet të vendosë rekordin e ri. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni ka pranuar se është…