Greca përforcon Gjilanin
25 qershor 2019
| 16:14
Skuadra Gjilanit ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut nga Tirana, Bedri Greca.
28-vjeçari i bashkohet Gjilanit nga skuadra e Tiranës, kurse ka qenë pjesë edhe e Flamurtarit, Kukësit dhe Luftëtarit.
“Greca në skuadrën e Gjilanit bëhet transferimi i gjashtë në këtë afat kalimtar. Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës po punon me mjaftë intensitet, për të sjell edhe përforcime të tjera në kampin kuq e bardhë, ku po synohet të ndërtohet një ekip konkurrues për edicionet e radhës në Superligën e Kosovës në futboll”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
/Epoka e re/