‘Green Book’ fiton çmimin Oscar për filmin më të mirë të vitit
Filmi “Green Book”, i cili pasqyron marrëdhëniet mes racave në Amerikë në vitet 1960, ka fituar çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të vitit.
Çmimi për filmin më të mirë ka qenë vetëm një nga tre çmimet Oscar, të cilët i ka fituar ky projekt.
“Green Book” është bazuar në tregimet e vërteta të një njeriu të bardhë, që ka shoqëruar me makinë pianistin afrikano-amerikan, Don Shirley në një turne në jug të Shteteve të Bashkuara më 1960.
Në ceremoninë e 91-të të ndarjes së këtyre çmimeve, Rami Malek ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në rolin që ka pasur në filmin Bohemian Rhapsody, i cili paraqet jetën e kryesuesit të grupit Queen.
Malek, ka fituar këtë çmim për shkak të portretizimit të Freddie Mercuryt, me prejardhje nga India, familja e të cilit është shpërngulur në Angli, kur ai ka qenë adoleshent.
Në kategorinë e çmimit për aktoren më të mirë ka triumfuar Olivia Colman për rolin e saj në filmin, “The Favourite”.
Ajo ka mposhtur aktoren Glenn Close, e cila ishte konsideruar se do të jetë fituese, për shkak të punës së saj në filmin, “The Wife”.
Ceremonia e 91-të e ndarjes së këtyre çmimeve është mbajtur të dielën në Llos Angelos