
Gregg Leakes u shërua nga kanceri
15 maj 2019
| 11:09
NeNe dhe Gregg Leakes më në fund kanë arsye për të festuar. “Shikoni Zotin. Ne jemi të gëzuar për t’ju treguar se kanceri i Gregg është larguar”, ka shkruar NeNe në “Instagram”.
Gregg, 63-vjeçar, u diagnostikua me kancer në qershor të vitit të kaluar dhe NeNe ka treguar se ishte në fazën e tretë të sëmundjes, në nëntor të atij viti.
Ai nisi me kimioterapi më pas dhe përfundoi me sukses në prill të këtij viti.