Grekët gatuajnë tortën 5 000 kilogramëshe
Një ekip prej 200 furrtarësh kombinuan përpjekjet e tyre në Greqi për të krijuar një vasilopita masive, një tortë tradicionale e Vitit të Ri, që peshon më shumë se pesëmijë kilogramë.
Vasilopita u pjek natën e Vitit të Ri në bashkëpunim me dhjetëra furra buke të zonës së Athinës dhe Shoqatën e Bukëpjekësve të Athinës.
Produkti i përfunduar u montua në një rrugë në Peristeri, një periferi të Athinës.
Torta peshonte më shumë pesëmijë kilogramë dhe ishte bërë nga 4 mijë kilogramë miell, 2 mijë kilogramë gjalpë, 1 mijë kilogramë sheqer, 50 kilogramë konjak, 2 mijë vezë, 1,500 portokall dhe 4 kuti vanilje.
Organizatorët thanë se torta masive po dorëzohet në Rekordet Botërore të Guinness për njohje zyrtare si vasilopita më e madhe në botë.
Torta u nda në 50,000 pjesë dhe u shërbeu të pranishmëve.