Grenell demanton ashpër Kurtin: Nuk ka investime amerikane pa u hequr taksa

05 mars 2020 | 21:44

Emisari amerikan, Richard Grenell, ka bërë të ditur se Amerika nuk do të investojë në Kosovë pa u hequr taksa.

I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka demantuar deklaratën e zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën thuhej se ai është marrë vesh në një bisedë telefonike me Grenellin që ndihma nga SHBA-ja nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë.

“Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, kishte shkruar Erzen Vraniqi, këshilltar i Kurtit.

Mirëpo, ka qenë vetë Grenell ai i cili ka reaguar ndaj këtyre deklaratave, shkruan lajmi.net.

Grenell ka thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë pasi që një gjë të tillë ia kanë bërë të qartë edhe Kurtit.

““Kjo nuk është e vërtetë. Ne ia kemi bërë të qartë Kurtit se mbajtja e tarifës në çfarëdo forme qoftë edhe e pjesshme e dëmton ekonominë e Kosovës dhe SHBA-ja nuk do të shpenzojë resurse nëse lidershipi i Kosovës vazhdon ta dëmtojë rrugën e popullit të vet”, ka shkruar Grenell në Twitter.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…