Grenell e akuzoi se kishte rol në aktakuzën ndaj Thaçit, shkarkohet Bruce Schwartz, përgjegjësi për gjykatat ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë
Prokurori Jack Smith e sabotoi marrëveshjen e Uashingtonit në vitin 2020, kur vendosi të bëjë publike një aktakuzë të pakonfirmuar ndaj presidentit Hashim Thaçi.
I njëjti prokuror, të cilin presidenti Trump e quan njeri të çmendur, e ndoqi penalisht edhe presidentin Trump.
Richard Grenell i cili tashmë është emëruar nga presidenti Trump në rolin e të dërguarit presidencial për misionet speciale në mbarë botën, kishte treguar prapaskenat e ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit.
Sipas Grenell, prokurori para Jack Smith, David Schwendiman, ishte larguar sepse e kishte konfirmuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzën ndaj Thaçit.
Grenell kishte treguar se kishte dakordim të plotë për të mbyllur Gjykatën Speciale. Grenell përpos Jack Smithit, e kishte akuzuar edhe Bruce Schwartz për aktakuzën ndaj Thaçit.
Bruce Schwartz ishte personi në Departamentin e Drejtësisë përgjegjës për gjykatat ndërkombëtare.
Richard Grenell e kishte njoftuar Bruce Schwartz se Gjykata Speciale do të mbyllet. Sipas Grenell, pikërisht ky person e informoi Jack Smithin dhe pastaj ky i fundit nga frika se do ta humbas vendin e punës, i kishte ngritur aktakuzën presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
“Vendosa të informoj Departamentin e Drejtësisë dhe t’i bëj të ditur se palët do të binin dakord për të mbyllur gjykatën në Hagë. Bruce Schwartz ishte personi në Departamentin e Drejtësisë përgjegjës për gjykatat ndërkombëtare. Më 29 janar 2020, i lashë një mesazh dhe ai më telefonoi dhe folëm përsëri. Unë ende e kam mesazhin, ne folëm për mbylljen e gjykatës. I thashë: “hej Bruce, që ta dish, palët ranë dakord ta bënin këtë”., shtoi mes të tjerash Grenell. Reagimi i tij ndaj meje ishte i pabesueshëm, ai u përgjigj: “oh jo jo jo jo nuk e di nëse mund ta bësh këtë”. “Ju e dini se ne kemi një gjykatë ndërkombëtare dhe unë do të duhet të lajmëroj prokurorët amerikanë atje”, dhe unë i thashë “mirë shkoni dhe lajmëroni prokurorët amerikanë, por të dy palët kanë rënë dakord për këtë dhe ata po vijnë në Shtëpinë e Bardhë dhe ne do ta bëjmë këtë pas disa muajsh, sepse ne jemi duke përfunduar negociatat”, -shpjegon Grenell.
Më tej Grenell beson se arsyeja e vetme që ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është në burg për shkak se marrëveshja do i mbyllte punën prokurorit Jack Smith. Sipas tij prokurorin e lajmëroi Bruce Schwartz i Departamentit të Drejtësisë. Ai thekson se menjëherë sapo u lajmërua, përpara se Thaçi të shkonte në Shtëpinë e Bardhë për të firmosur marrëveshjen që i jepte fund Gjykatës në Hagë, Jack Smith e ndoqi penalisht Thaçin. “Unë nuk e di saktësisht se çfarë bëri Bruce, ai telefonoi Jack Smith, sepse ai tha: “Njeriu ynë Jack në Hagë duhet ta dijë këtë” dhe kjo ishte brenda disa muajsh kur presidenti i Kosovës po negocionte në njërën anë dhe presidenti i Serbisë në tjetrën.
“Ju thashë se ajo që bëri Bruce Schwartz, jam shumë i sigurt se informoi Jack Smith dhe më pas Jack Smith u përpoq të bënte një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës i cili ende qëndron në burg”, deklaroi Grenell.
Me fitoren e Trump, pas shumë vitesh, ndryshoi edhe roli i Bruce Schwartz. Ai u largua nga pozita e shefit të zyrës së çështjeve ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë.
Në mesin e atyre që janë zhvendosur në pozicione të tjera brenda departamentit është Bruce Swartz, shefi prej kohësh i zyrës së çështjeve ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, i cili merret me çështjet e ekstradimit, sipas dy personave që folën për Associated Press në kushte anonimiteti
Edhe Washington Post e ka konfirmuar ndryshimin e pozicionit të zyrtarit të lartë të karrierës, Bruce Schwartz.
“Departamenti i Drejtësisë largon zyrtarët e lartë të karrierës nga postet kyçe”, shkruan Washington Post, duke treguar se Bruce Schwartz është larguar nga posti i tij.
Pam Bondi është emëruar nga presidenti Trump për pozitën e Prokurores së Përgjithshme e cila do ta udhëheq Departamentin e Drejtësisë. /Demokracia.com/